• 14.10.2024

Takimi koordinativ me Entin Shtetëror të Statistikave


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, D-r. sci. Marija Andonovska realizoi një takim koordinativ me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave, z. Dejan Stankov.

Në takim u diskutua për promovimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në kuadër të Sistemit Kombëtar të Statistikave, si dhe zbatimin e statistikave shëndetësore evropiane.

Në veçanti u theksua zbatimi i një hulumtimi periodik - Anketa Evropiane për Gjendjen Shëndetësore, e cila i siguron indikatorët themelorë për statusin, mbrojtjen dhe determinantat shëndetësore, si dhe të dhëna të tjera për karakteristikat socio-ekonomike të popullatës.