- 06.12.2024
Debat për pirjen e duhanit si një sfidë e shëndetit publik
Më 5 dhjetor të vitit 2024 drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Maria Andonovska, ishte e pranishme dhe mori pjesë aktive në debatin me temë “Pirja e duhanit si sfidë e shëndetit publik: Si të mbrohen gjeneratat e tashme dhe të ardhshme nga efektet e dëmshme të pirjes së duhanit? ” që u zhvillua në Hotel Marriott.
Dr. Andonovska iu bashkua përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, agjencive të OKB-së, ambasadorëve, deputetëve dhe punonjësve shëndetësorë në diskutimin për strategjitë për tejkalimin e sfidave si pasojë e pirjes së duhanit. Eventi ishte i fokusuar në harmonizimin e rregulloreve kombëtare me standardet ndërkombëtare, luftimin e dezinformatave dhe përforcimin e besimit në institucionet publike përmes proceseve transparente.
Kjo iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian ka për qëllim zhvillimin e politikave efikase dhe përforcimin e sistemit shëndetësor për mbrojtjen më të mirë të qytetarëve tanë. Bashkë ne synojmë drejt një të nesërmeje më të shëndetshme dhe më të sigurt për të gjithë.