- 17.12.2024
Pjesëmarrje në konferencën “Politika ekonomike për shëndet më të mirë dhe një të ardhme më të mirë”
Me ftesë të OJQ-së Analitika Shkup, ndërsa në bashkëpunim me UNICEF-in dhe OBSH-në, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, D-r Marija Andonovska, mori pjesë në konferencën “Politika ekonomike për shëndet më të mirë dhe një të ardhme më të mirë”, e cila u mbajt më 16 dhjetor 2024 në hotelin “Holiday Inn” në Shkup, nga ora 11:00 deri në ora 13:00.
Pjesëmarrja e Institutit të Shëndetit Publik në këtë konferencë kontribuoi në përforcimin e dialogut ndërmjet ekspertëve të shëndetit publik dhe politikëbërësve për shëndet dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve.
Me këtë rast u ndanë rezultatet të hulumtimeve dhe prezantimeve, duke përfshirë këtu edhe "Efektin e ndërprerjes së konsumit të duhanit ndaj buxhetit familjar në Maqedoninë e Veriut" dhe "Ndikimi i çmimeve të cigareve dhe politikave të kontrollit të duhanit në fillimin e pirjes së duhanit tek të rinjtë".
Ky event është pjesë e projektit hulumtues shkencor ndërkombëtar "Përmirësimi i politikave tatimore të duhanit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme", i mbështetur nga Universiteti Johns Hopkins nga SHBA (JHU) dhe Bloomberg Philanthropies.