- 19.12.2024
REKOMANDIME TË RËNDËSISHME PËR QYTETARËT
Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë kujdeset për shëndetin e qytetarëve.
Për shkak të mungesës së paralajmëruar të ujit në periudhën e ardhshme në Shkup, për të qenë të përgatitur dhe për ta minimizuar ndikimin e mungesës së ujit, ndiqni këto rekomandime:
Rekomandime për qytetarët:͟
1.Siguroni rezerva të ujit
- Siguroni sasi të mjaftueshme të ujit në enë të pastra, të cilin do e përdorni për pirje, gatim dhe për mirëmbajtjen e higjienës. Ju nevojiten të paktën 4 litra ujë për person në ditë.
- Nëse mund të gjeni ujë të ambalazhuar, siguroni sasi të mjaftueshme për këtë periudhë.
- Mbushni kova, kanta ose enë të mëdha me ujë për nevoja sanitare (pastrim, larje, tualet).
2. Kurseni ujin
- Ujin përdoreni vetëm për nevoja themelore, si pirje, gatim dhe higjienë personale.
- Aktivitetet të cilat kërkojnë përdorimin e sasive më të mëdha të ujit, si larja e rrobave, pastrimi i makinës, e të ngjashme, shtyni për më vonë.
3.Higjiena
- Nëse nuk keni ujë atëherë përdorni dezinfektues duarsh.
- Përdorni peceta të lagura për ta mirëmbajtur higjienën personale.
- Për lavamanë ose tualete, përdorni ujë nga rezervat ose alternativa si tretjet për pastrim.
4.Ushqimi
- Gatuani ushqime që nuk kërkojnë shumë ujë për t'u përgatitur dhe larë.
- Për të mos pasur nevojë për të larë, përdorni pjata për një përdorim.
- Nëse përdorni ujë nga burime jo konvencionale (p.sh. nga pusi), përpara përdorimit gjithmonë zieni atë.
5.Informohuni
- Ndiqni lajmet dhe njoftimet lokale nga autoritetet kompetente për informacion dhe rekomandime.
- Ndiqni të gjitha udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore.
6.Kujdesi për kategoritë e cenueshme të qytetarëve
- Sigurohuni që foshnjat, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore të kenë furnizim të mjaftueshëm me ujë.
- Planifikoni nevojat për ujë për kafshët shtëpiake.
7.Ofroni mbështetjen tuaj në komunitet
- Ndani ujin me fqinjët nëse ata kanë nevojë për të dhe kontrolloni njerëzit vulnerabël në komunitetin tuaj.
Rekomandime për institucionet shëndetësore:͟
1. Sigurimi i rezervave të ujit
- Siguroni sasi të mjaftueshme të ujit në spitale dhe klinika për nevojat bazë të pacientëve dhe punonjësve.
- Siguroni furnizime shtesë me ujë të ambalazhuar.
2. Procedura mjekësore
- Adaptoni orarin e procedurave mjekësore për të cilat nevojiten sasi më të mëdha të ujit dhe shtyni për më vonë procedurat jo urgjente.
- Përdorni peceta të lagura sterile për t’i pastruar duart dhe pajisjet.
3. Komunikimi me pacientët
- Informoni pacientët për mungesën e ujit dhe rekomandimet për higjienë personale.
- Sigurohuni që pacientët të konsumojnë sasi të mjaftueshme të lëngjeve.
4. Mirëmbajtja e higjienës
- Përdorni dezinfektues për duart dhe për pastrimin e sipërfaqeve.
- Sigurohuni që tualetet të mbahen të pastra me përdorim minimal të ujit.
5. Azhurnimi i informacionit
- Ndiqni vazhdimisht njoftimet nga autoritetet e shëndetit publik dhe atyre lokale.
- Siguroni komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente për informacionet dhe udhëzimet më të fundit.
Duke i respektuar këto rekomandime, qytetarët dhe institucionet shëndetësore mund t’i minimizojnë pasojat e mungesës së ujit dhe të sigurojnë shëndet dhe mirëqenie.
Gjatë ndërprerjes së paralajmëruar të furnizimit me ujë restorantet dhe kafenetë duhet t’i ndërmarrin këto masa që të sigurojnë punë të pandërprerë dhe ta mbrojnë shëndetin e klientëve dhe të ruajnë standardet higjienike:
1. Siguroni sasi të mjaftueshme të rezervave të ujit
- Pirje dhe gatim: Siguroni sasi të mjaftueshme të ujit të ambalazhuar për pirje, gatim dhe përgatitje të pijeve.
- Nevoja sanitare: Mbushni rezervuarë, kova me ujë të pijshëm për larje të enëve, sipërfaqeve dhe duarve.
- Akull: Bëni sasi të mjaftueshme të akullit ose bleni akull të gatshëm.
2. Ndryshim i menysë
- Kufizoni ofertën: Përshtatni menynë që të mund t’i evitoni ushqimet të cilat kërkojnë sasi të mëdha të ujit për përgatitje (supa, kremëra të ndërlikuar).
- Alternativa: Përqendrohuni tek ushqimet dhe pijet që mund të përgatiten me sasi minimale të ujit.
3. Higjiena dhe pastrimi
- Dezinfektimi: Siguroni sasi të mjaftueshme të dezinfektuesit për duart, pecetave për pastrim dhe tretjeve sanitare për pastrimin e sipërfaqeve.
- Enët: Përdorni gota, pjata dhe enë për një përdorim nëse nuk keni ujë të mjaftueshëm për t’i larë enët.
4. Тualetet
- Nëse është e mundur, instaloni zgjidhje të përkohshme sanitare ose përdorni ujin nga rezervat për t’i mirëmbajtur tualetet.
- Informimi i klientëve: Jep udhëzime për përdorimin e tualetit dhe masa të tjera alternative.
5. Komunikimi dhe koordinimi
- Informoni punonjësit: Trajnoni punonjësit tuaj për menaxhimin e sasive të ujit gjatë periudhës së ndërprerjes së furnizimit me ujë.
- Informoni klientët: Sqaroni qartë kufizimet e shërbimeve për shkak të mungesës së ujit.
6. Kontrolli i cilësisë
- Siguria e ujit: Për përgatitjen e ushqimit dhe pijeve përdorni vetëm ujë të sigurt.
- Monitorimi: Monitoroni higjenën e sipërfaqeve të punës, duarve të punonjësve dhe enëve të përdorura.
7. Bashkëpunimi me autoritetet lokale
- Mbështetje: Kërkoni ndihmë për furnizimin me ujë nga autoritetet lokale ose furnizuesit privatë.
- Reagoni në kohë: Ndiqni njoftimet për firillimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe planifikoni punën tuaj në pajtim me informacionet e reja.
Me këto masa, restoranti ose kafeneja do të mund të vazhdojë me punë dhe t’i përmbushë standardet higjienike dhe shëndetësore.
Instituti i Shëndetit Publik - gjithmonë Kujdestar i shëndetit tuaj!