- 30.12.2024
HIDRATIMI GJATË FESTAVE
Gjatë pushimeve njerëzit nuk bëjnë shumë kujdes gjatë konsumimit të ushqimit dhe pijeve, por, ky “relaksim”, për fat të keq, nuk zgjat vetëm një ditë, por zgjat rreth tridhjetë ditë. Instituti i Shëndetit Publik këtë vit ka në fokus rekomandimet për hidratim të duhur gjatë festave të fundvitit.
Bëni kujdes se çfarë pini!
Pijet e ëmbëlsuara
Pijet e ëmbla fshehin një të vërtetë të thartë. Konsumimi i pijeve të tilla është një nga arsyet kryesore për rritjen e prevalencës së obezitetit, diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare, kariesit dentar dhe problemeve të tjera shëndetësore. Për shembull, të dhënat nga Iniciativa për Monitorimin e Obezitetit të Fëmijëve tregojnë se në Maqedoninë e Veriut pije joalkoolike të ëmbëlsuara më shumë se 3 herë në javë kosumojnë 45% e djemve dhe 37% e vajzave.
Cilat janë pijet freskuese të ëmbëlsuara?
Pijet e gazuara, lëngjet e frutave, pijet energjetike, çajrat e ftohtë dhe ujërat me aroma. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe kafetë me aroma, qumështi me çokollatë, pijet të cilave u shtohet sheqer (i bardhë ose kafe), qumësht pluhur, krem pana etj.
Si t’i shmangni pijet me sheqer të shtuar?
• Mos blini apo mos mbani pije me sheqer të shtuar në shtëpi.
• Në kafene, restorante etj., mos porositni pije freskuese dhe shmangni kremrat, sosërat, koncentratet e lëngjeve, shurupet etj.
• Mbani me vete ujë në një shishe qelqi.
Çfarë të pi?
Uji le të jetë zgjedhja juaj e parë!
Konsumoni qumësht, kos, kefir etj.
Nëse dëshironi të pini pije të gazuara, zgjidhni ujë mineral të gazuar pa shije (aromë).
Çaj ose lëng të shtrydhur në shtëpi pa sheqer të shtuar.
* Ju lutemi të mos harroni se asnjë nga pijet e lartpërmendura nuk është një zëvendësim i plotë për uji, por mund të zëvendësojë një sasi të vogël.
Lloji i pijes |
Lugë kafeje sheqer |
Kalori |
Uji |
0 |
0 |
Çaji |
0 |
0 |
Lëng me të tretur |
3 |
55 |
Pije për sportistë |
5 |
97 |
Çaj i ftohtë |
7 |
115 |
Pije energjetike |
9 |
162 |
Lëng i trashë |
10 |
186 |
Pije joalkoolike të gazuara |
10-13 |
155-195 |
Alkooli
Asnjë sasi e alkoolit nuk është e sigurt për shëndetin tonë
Fakte
Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit e klasifikon alkoolin si një substancë toksike, psikoaktive, kancerogjene (grupi 1) dhe e cija shkakton varshmëri, si pasojë e konsumimit të të cilës lidhen shtatë lloje të kancerit: i gojës, fytit, trakesë, ezofagut, mëlçisë, gjirit (gratë) dhe zorrës së trashë.
Në rrafsh global alkooli kontribuon për 3 milionë vdekje dhe është përgjegjës për 5,1% të ngarkesës globale të sëmundjeve dhe lëndimeve. Rreth 13,5% e të gjitha rasteve të vdekjes në mesin e grupmoshës nga 20-39 i atribuohen alkoolit.
Si pasojë e konsumimit të alkoolit lidhen 740.000 raste të reja të kancerit çdo vit në mbarë botën, megjithatë, të dhënat më të fundit të disponueshme tregojnë se gjysma e të gjitha kancereve që i atribuohen alkoolit në Rajonin Evropian të OBSH-së shkaktohen nga konsumimi 'i butë' dhe 'i moderuar' i alkoolit - më pak se 1,5. litra verë ose më pak se 3,5 litra birrë në javë.
A ka një efekt mbrojtës për shëndetin konsumimi i moderuar i alkoolit?
Disa studime sugjerojnë se konsumimi i lehtë deri në të moderuar (1-2 njësi alkooli në ditë) i alkoolit ka një efekt të kufizuar mbrojtës në incidencën e sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht tek njerëzit mbi 40 vjet.
Megjithatë, efektet mbrojtëse të konsumit të moderuar zhduken gjatë episodeve të konsumimit të lartë të alkoolit, gjë që e rrit rrezikun nga të gjitha sëmundjet kardiovaskulare.
Sa i përket personave në moshë nga 15 deri në 39 vjet, ato nuk kanë përfitime shëndetësore nga pirja e alkoolit, por vetëm rreziqe shëndetësore.
Nuk ka një nivel të sigurt të konsumit të alkoolit!
Edhe pse ka disa përfitime të mundshme shëndetësore nga konsumimi i lehtë dhe i moderuar i alkoolit (siç janë efektet ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2), këto përfitime nuk i tejkalojnë rreziqet nga shfaqja e kancerit si pasojë e konsumimit të të njëjtit nivel të alkoolit. Rrjedhimisht, pas një qasjeje shumë të gjerë dhe studimore ndaj kësaj polemike, OBSH ka arritur në përfundimin konsensual se: "Asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt për shëndetin tonë".
“Nuk mund të flasim një nivel të sigurt të përdorimit të alkoolit. Pa dallim se sa pini, rreziku për shëndetin e atyre që konsumojnë alkool fillon që në pikën e parë. E vetmja gjë që mund të themi me siguri është se sa më shumë të pini, aq më shumë dëm shkaktoni - ose, me fjalë të tjera, sa më pak të pini, aq më të sigurt jeni” - Dr. Karina Ferreira-Borges, ushtruese detyre udhëheqëse e Njësisë së menaxhimit të sëmundjeve jo infektive dhe këshilltare rajonale për alkoolin dhe substancat ilegale.
Krahas OBSH-së, sipas rekomandimeve dietike nordike, kanadeze dhe gjermane nga viti 2023 "Meqë nuk mund të sigurohet kufi i sigurt për konsumimin e alkoolit, rekomandimi është që të gjithë duhet ta shmangin pirjen e alkoolit".
Instituti i Shëndetit Publik ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2025, festa të gëzuara dhe të shëndetshme!