• 27.02.2025

PËRFITIMET NË PROCESIN E KËMBIMIT TË DOZIMETRAVE


 Procesi për përfshirjen e një personi nën monitorim individual fillon me dorëzimin e një kërkese të nga përdoruesi. Shkëmbimi i dozimetrave është procesi gjatë të cilit një punonjës nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) e dorëzon dozimetrin për periudhën e ardhshme të përdorimit, por në të njëjtën kohë e merr një dozimetër tjetër që është përdorur paraprakisht deri në atë moment.

Procedura është si në vijim:

1. Dorëzimi i dozimetrit për periudhën e ardhshme të përdorimit: Një punonjës nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) do të vijë dhe do të dorëzojë një dozimetër të ri për periudhën e ardhshme të monitorimit.

2. Marrja e dozimetrit të përdorur: Gjatë së njëjtës vizitë i njëjti punonjës do ta marrë me vete dozimetrin që është përdorur paraprakisht.

Kjo procedurë zbatohet për ta ruajtur vazhdimësinë e monitorimit të ekspozimit ndaj rrezatimit jonizues, si dhe për të siguruar saktësi dhe efikasitet të monitorimit të dozës ekuivalente personale për personat e ekspozuar profesionalisht ndaj rrezatimit jonizues dhe për ta lehtësuar procesin e shkëmbimit të dozimetrave.

Çmimi për marrjen e dozimetrave është në përputhje me çmimoren aktuale të ISHP-së, ndërsa shërbimet e dorëzimit i mbulon ISHP-ja.