• 13.06.2025

I vetmi laborator shtetëror i akredituar ndërkombëtarisht


Instituti i Shëndetit Publik u vizitua dhe u vlerësua nga Ekipi i akreditimit të laboratorëve referent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me ç’rast mori një nga vlerësimet më të larta të mundshme.

 

Ky vlerësim i rëndësishëm e vërteton profesionalizmin, kompetencën dhe angazhimin e vazhdueshëm të IShP-së ndaj standardeve ndërkombëtare të cilësisë.

Për momentin Instituti posedon të vetmin laborator të akredituar ndërkombëtarisht në Republikën e Maqedonisë, që paraqet një hap kyç drejt sigurimit të kujdesit shëndetësor të sigurt, efikas dhe cilësor për qytetarët.