• 26.06.2025

REKOMANDIME SHËNDETËSORE PUBLIKE PËR MBROJTJEN E PERSONAVE MBI 65 VJET GJATË TEMPERATURAVE TË LARTA


Personat mbi 65 vjet ose personat më të moshuar janë më të prirur ndaj problemeve shëndetësore si pasojë e nxehtësisë.

Sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, të moshuarit kategorizohen si "kategori në rrezik".

Pse?

Sepse më vështirë u përshtaten ndryshimeve të temperaturës, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga ndonjë gjendje kronike shëndetësore, të përdorin terapi të rregullt që mund ose që e ndryshon reagimin normal të trupit ndaj nxehtësisë.

Çfarë duhet të bëjnë personat e moshuar?

Respektoni masat për popullatën e përgjithshme dhe kushtojini më shumë vëmendje rekomandimeve në vazhdim.

1. Evitoni ekspozimin në diell (përfshirë këtu edhe kryerjen e punëve në mjedis të hapur) nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

2. Vishni rroba të lehta pambuku me ngjyrë të hapur, syze për mbrojtje nga dielli, kapelë me strehë të gjerë dhe përdorni krem ​​për mbrojtje nga rrezet e diellit me faktor UV prej 30+ gjatë ekspozimit në diell.

3. Pini ujë më shumë se zakonisht dhe mos prisni derisa të ndjeni etje. Evitoni pijet alkoolike, pijet që përmbajnë kafeinë dhe pijet ekstremisht të ftohta. Nëse mjeku juaj ju ka caktuar ndonjë kufizim sa i përket konsumimit të lëngjeve, atëher këshillohuni me mjekun tuaj.

4. Evitoni përdorimin e sobave, furrave dhe pajisjeve të ngjashme në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

5. Personat me sëmundje kronike, e sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare, neurologjike dhe respiratore, duhet të jenë tejet të disiplinuar sa i përket këtyre rekomandimeve dhe ta marrin me rregull terapinë e tyre. Për çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore, detyrimisht konsultohuni me mjekun tuaj amë (familjar).

6. Informoni familjen tuaj, miqtë dhe fqinjtë për rekomandimet dhe masat për mbrojtje nga moti i nxentë.