- 20.10.2025
Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal - mbrohuni në kohë!
Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal për sezonin 2025/2026.
Vaksinimi kryhet në institucionet shëndetësore publike në të gjithë vendin, përkatësisht në Qendrat e Shëndetit Publik dhe Njësitë Rajonale.
Në Institutin e Shëndetit Publik kryhet vaksinimi kundër gripit për punonjësit shëndetësorë në territorin e qytetit të Shkupit.
Për ta rritur disponueshmërinë e vaksinës kundër gripit në territorin e qytetit të Shkupit, edhe Qendra e Shëndetit - Shkup është përfshirë në procesin e vaksinimit, me punkte për vaksinim të hapura në: Poliklinikën "Bukuresht", Poliklinikën "Bit Pazar" dhe Poliklinikën "Idadija".
Vaksina është falas për grupet e cenueshme të popullsisë, ku bëjnë pjesë:
· Personat mbi 65 vjet
· Personat me sëmundje kronike (asmë, sëmundje të zemrës, veshkave, diabet, sëmundje metabolike, neurologjike, imunologjike, malinje),
· Fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet,
· Gratë shtatzëna,
· Punonjësit shëndetësorë.
Çfarë është grpi dhe pse është e rëndësishme që të mbrohemi?
Gripi është një sëmundje akute infektive të cilën e shkakton virusi i influencës, i cili më shpesh prek traktin e sipërm respirator - hundën dhe fytin, ndërsa në rastet më të rënda, bronket.
Edhe pse sëmundja tek shumica e njerëzve është relativisht e lehtë, tek grupe të caktuara mund të shkaktojë ndërlikime serioze, nevojën për hospitalizim dhe madje edhe vdekje.
Gripi transmetohet lehtësisht përmes kollës ose teshtitjes, si dhe përmes objekteve të kontaminuara. Simptomat shfaqen 1 deri në 4 ditë pas infektimit, ndërsa personi i infektuar mund ta transmetojë virusin edhe para se të shfaqen simptomat.
Sëmundja zakonisht fillon papritur, me:
• temperaturë e lartë,
• dhimbje koke dhe debulesë,
• dhimbje muskujsh dhe kyçesh,
• dhimbje fyti dhe kollë e thatë,
• lot dhe rrjedhje nga hunda.
Tek shumica e njerëzve, simptomat zhduken brenda një jave, por tek grupet e cenueshme mund të shfaqen komplikacione të tilla si pneumonia, inflamacion i muskulit të zemrës ose trurit, madje edhe vdekje.
Pse duhet të vaksinohemi?
Vaksinimi është mënyra më efikase dhe më e sigurt për t'u mbrojtur nga gripi dhe ndërlikimet e tij.
Çdo vit vaksina përshtatet me llojet e virusit që qarkullojnë dhe ofron mbrojtjen më të mirë të mundshme për sezonin e ardhshëm.
Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre që i përkasin grupeve të cenueshme, që të vaksinohen kundër gripit në kohën e duhur.
Si të aplikoni për vaksinim kundër gripit?
Këtë mund ta bëni nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.
Pas aplikimit do të merrni një mesazh SMS me informacion për datën, kohën dhe vendin e vaksinimit.