- 28.11.2025
1 Dhjetori, Dita Botërore e SIDA-s
HIV mbetet problem kryesor global i shëndetit publik me rreth 44,1 milion vdekje të regjistruara deri më sot. Transmetimi i virusit është regjistruar në të gjitha vendet në botë.
Vlerësohet se në fund të vitit 2024 me HIV kanë jetuar rreth 40.8 milion njerëz.
Tema e ditës për këtë vit është "Tejkalimi i çrregullimeve, transformimi i përgjigjes ndaj SIDA-s", duke bërë thirrje për udhëheqje të vazhdueshme politike, bashkëpunim ndërkombëtar dhe qasje të bazuara në të drejtat e njeriut për t'i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030.
Raporti është i disponueshëm në linkun:
Raporti me rastin e 1 dhjetorit, Dita Botërore e Luftës Kundër SIDA-s.pdf
