- 18.12.2025
Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet e dëmshme dhe pasojat e pirjes së duhanit
Sot, më 18 dhjetor 2025, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt një diskutim publik me temë "Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet e dëmshme dhe pasojat e pirjes së duhanit", i organizuar nga Komisioni i shëndetësisë.
Instituti i Shëndetit Publik kishte përfaqësuesit e vet të cilët morën pjesë aktivisht dhe iu drejtuan deputetëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqatave.
Gjatë fjalimit u prezantuan rezultatet e Hulumtimit Global për përdorimin e duhanit tek të rinjtë (GYTS 2024), i realizuar me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që flasin për një rritje shqetësuese të përdorimit të produkteve të reja të duhanit dhe nikotinës tek të rinjtë, dhe për një ekspozim të shtuar ndaj duhanpirjes pasive.
Theksuam se nevojitet veprim i menjëhershëm dhe vendimtar për t’i mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga ndikimet e industrisë së duhanit.
Ne rekomanduam miratimin e një rregulloreje gjithëpërfshirëse për të gjitha produktet e duhanit dhe nikotinës, rritjen e akcizave, edukimin e detyrueshëm nëpër shkolla, fushata mediatike të vazhdueshme, zbatimin e rreptë të ligjeve për mjedise pa tym duhani.
Mbrojtja e shëndetit të gjeneratave të reja është një investim në të ardhmen e shtetit tonë.



.jpg)