• 18.12.2025

ESPAD 2024


Në Institutin e Shëndetit Publik sot u prezantuan rezultatet e ESPAD 2024 – projekt evropian i cili zbatohet në shkolla për ta hulumtuar përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera tek të rinjtë, bartës i të cilit Instituti i Shëndetit Publik.

Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në kontinuitet bashkëpunojnë dhe kanë një rol kyç në krijimin e masave, strategjive dhe politikave parandaluese të ardhshme të bazuara në të dhëna relevante.

Këtë event e udhëhoqi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, D-r. Marija Andonovska, ndërsa në prezantim ishte e pranishme edhe ministrja e arsimit dhe shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska.