• 10.02.2026

Takim pune mes ISHP-së dhe përfaqësuesve të SECID


Më 09.02.2026 në Institutin e Shëndetit Publik të RMV-së u zhvillua një takim pune me përfaqësues të Qendrës Rajonale për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse për Evropën Juglindore (SECID), me seli në Tiranë, Shqipëri.

Delegacioni i SECID u kryesua nga Prof. Dr. Silvia Bino, udhëheqëse e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Ngjitëse në Institutin e Shëndetit Publik të Shqipërisë dhe znj. Ledia Agolli, drejtoreshë ekzekutive e SECID.

Në takim mori pjesë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik të RMV-së, Shkenc. Asoc. Dr. Marija Andonovska dhe përfaqësues nga Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve ngjitëse.

Qëllimi i takimit ishte promovimi dhe vazhdimi i bashkëpunimit afatgjatë midis dy institucioneve, sidomos në fushën e monitorimit, parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve ngjitëse, përforcimit të kapaciteteve institucionale, si dhe zhvillimit dhe zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe iniciativave rajonale brenda kompetencave dhe mandatit të SECID.

Në takim u shpreh gatishmëria e ndërsjellë për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe veprimit të koordinuar drejt përforcimit të sistemit të shëndetit publik dhe përballjes më efikase me kërcënimet shëndetësore rajonale dhe ndërkufitare.