- 05.03.2026
Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë kundër hepatitit B
Instituti i Shëndetit Publik njofton se nga data 09.03.2026 do të fillojë vaksinimi falas kundër hepatitit B për punonjësit shëndetësorë në Republikën e Maqedonisë.
Vaksinimi do të kryhet në:
• Institutin e Shëndetit Publik - Shkup, ku do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe studentët e mjekësisë dhe stomatologjisë nga Shkupi;
• Të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në vend, ku do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë nga qytetet e tjera, sipas vendit të banimit të shënuar në aplikim.
Të gjithë personave që kanë aplikuar do ju dërgohet një mesazh SMS me ftesë për vaksinim, në të cilin do të jetë shënuar periudha kohore se kur mund të vaksinohen.
Vaksinimi kundër hepatitit B është një masë e rëndësishme preventive për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë nga ekspozimi profesional dhe është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për promovimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
U bëjmë thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që kanë aplikuar që rregullisht t’i kontrollojnë telefonat e tyre celularë dhe email-in, të shënuar në aplikimin për vaksinim, ku do tu dërgohet ftesa për vaksinim.
Ju mund të aplikoni në linkun në vazhdim: