• 24.03.2026

24 Mars - Dita Botërore e Tuberkulozit


Çdo vit në 24 Mars shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit, një datë që përkujton zbulimin historik të bakterit që e shkakton tuberkulozin nga Robert Koch në vitin 1882. Ky arritje shkencore përfaqëson një pikë kyçe në mjekësi, duke mundësuar zhvillimin e metodave moderne diagnostikuese dhe qasjeve terapeutike për kontrollin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje të rëndë infektive.

Rëndësia e Ditës Botërore të Tuberkulozit

Dita Botërore e Tuberkulozit është një mundësi e rëndësishme për ta rritur ndërgjegjësimin publik për ndikimin që tuberkulozi e ka ndaj shëndetit të popullatës, si dhe në mirëqenien sociale dhe ekonomike të komuniteteve në nivel global. Në të njëjtën kohë, kjo ditë është një thirrje për veprim të përbashkët nga individët, komunitetet dhe institucionet për t’i forcuar përpjekjet për ta kontrolluar dhe eliminuar tuberkulozin si një problem të rëndësishëm të shëndetit publik.

Tema për Ditën Botërore të Tuberkulozit 2026

Tema e Ditës Botërore të Tuberkulozit 2026 – “Po! Ne mund t’i japim fund tuberkulozit!” – është një thirrje e fuqishme për veprim dhe një mesazh shprese, me të cilën vërtetohet se është e mundur që të riintensifikohen përpjekjet dhe të ndryshohet rrjedha e epidemisë së tuberkulozit, madje edhe në kushtet e një mjedisi sfidues global shëndetësor dhe social.

Me një lidership të vendosur kombëtar, rritje të investimeve vendase dhe ndërkombëtare, zbatim të shpejtë të rekomandimeve dhe inovacioneve të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe veprime të përshpejtuara dhe bashkëpunim të fuqishëm multisektorial, eliminimi i tuberkulozit nuk është vetëm një qëllim strategjik, por një mundësi e realizueshme.