• 08.10.2024

Takim me koordinatorin e qendrës së emergjencës të OBSH-së për Ballkanin


Drejtoresha e ISHP-së, D-r. sci. Marija Andonovska pati një takim koordinues me D-r. Abebayehu Mengistu, koordinator i qendrës së emergjencës të OBSH-së për Ballkanin dhe D-r. Arta Kulin, personin teknik ekspert kombëtar për emergjenca në zyrën e OBSH-së në Shkup, ku u diskutua për punën aktuale dhe iniciativat që janë në plan të zbatohen në bashkëpunim me ekspertët nga ISHP-ja.

Takimi u mbajt më 07.10.2024 në mjediset e ISHP-së, e në të morën pjesë Prof. d-r. Gollubinka Boshevska, Prof. d-r. Igor Spiroski, Ass. d-r. Dragan Koçinski dhe laborante e diplomuar, specialiste Milica Stojanoviq Simova.

 Qëllimet e këtij takimi përfshijnë:

* Shqyrtimin e aktiviteteve programore të OBSH-së për emergjencat shëndetësore (WHE)

Informim mbi aktivitetet aktuale dhe të planifikuara të WHE në nënrajon, me theks në arritjet kryesore dhe përpjekjet e vazhdueshme në përputhje me detyrimet rajonale dhe globale.

Shqyrtimin e aktiviteteve të përbashkëta të ndërmarra nga OBSH dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

* Përforcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit

Diskutim në lidhje me mundësitë potenciale për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet OBSH-së dhe ISHP-së.

* Koordinimin me prioritetet strategjike të IJZ

Hulumtimi i prioriteteve strategjike të ISHP-së për dy vitet e ardhshme dhe identifikimi i fushave ku OBSH mund të ofrojë mbështetje për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve kombëtare dhe rajonale të sigurisë shëndetësore.

* Hapat e ardhshëm

Përcaktimi i hapave të qartë në të ardhmen për operacionalizimin e iniciativave të dakorduara, përfshirë këtu afatet kohore dhe fushat e mundshme për aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen.