- 24.10.2024
Instituti i Shëndetit Publik me ekipe mobile nëpër klinika dhe spitale
Ministri i shëndetësisë paralajmëroi masa të përforcuara dhe rigoroze me qëllim arritjen e një mbulimi me vaksinim prej 95% - ndërsa ISHP me ekipe mobile do bëjë vaksinim nëpër klinika dhe spitale që tua lehtësojë vaksinimin punonjësve shëndetësorë.
Për momentin po shqyrtohet se çfarë mundësish ligjore kanë autoritetet shëndetësore për të siguruar një imunitet kolektiv të fëmijëve. Aktualisht po vijon vaksinimi kundër sezonit të gripit, në dispozicion janë 70.000 vaksina, ndërsa deri më tani për vaksinim janë paraqitur mbi 50.000 qytetarë.