- 26.04.2026
Përforcimi i gatishmërisë: Instituti i Shëndetit Publik merr pjesë në stërvitjen për sigurinë nga rrezatimi
Më 24 prill 2026 në pikën kufitare në Tabanoc u zhvillua me sukses një stërvitje në terren e organizuar nga Drejtoria e Sigurisë nga Rrezatimi. Stërvitja kishte për qëllim përmirësimin e gatishmërisë kombëtare dhe koordinimin ndërinstitucional në përballimin e kërcënimeve të mundshme radiologjike, si dhe identifikimin e burimeve të panjohura të rrezatimit jonizues.
Fizicientët nga Njësia e mbrojtjes nga rrezatimi pranë Institutit të Shëndetit Publik morën pjesë aktive në stërvitje, duke kontribuar me teori dhe zbatim praktik në simulimin e skenarëve realë. Përmes kësaj qasjeje të integruar pjesëmarrësit patën mundësinë t’i përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për reagim të shpejtë, të koordinuar dhe efikas në terren.
Në stërvitje ishin të përfshirë edhe përfaqësues nga policia kufitare, Drejtoria e Doganës, Kontrolli Teknik dhe Biotek, me çka u mundësua një qasje multiinstitucionale dhe u përforcua edhe më tej bashkëpunimi i ndërsjellë.
Ky lloj aktivitetesh përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të gatishmërisë dhe sigurisë kombëtare në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi.












