• 26.10.2023

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT NË SEZONIN 2023/24


Më datën 25.10.2023 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër gipit sezonal. Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2023/2024 zbatohet në 10 Qendrat e Shëndetit Publik dhe 21 Njësitë e tyre Rajonale.
Në Shkup janë hapur edhe 3 pikë vaksinimi shtesë në Shtëpinë e Shëndetit Shkup (Poliklinika Idadija, Bit Pazar dhe Bukuresht). Në IShP është hapur pikë vaksinimi për punonjësit shëndetësorë.
VAKSINIMI FALAS ËSHTË I DEDIKUAR PËR KËTO GRUPE TË CENUESHME:
  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 5 vjet
  • Personat me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësorë.
Qytetarët e interesuar që bëjnë pjesë në këto grupe të cenueshme mund të regjistrohen në www.vakcinacija.mk. Pas regjistrimit (aplikimit), ata do të pranojnë një mesazh SMS ku është shënuar termini i caktuar (data, ora dhe pika e vaksinimit). Ju lutemi respektoni terminin Tuaj!
ÇFARË ËSHTË GRIPI DHE KUSH ËSHTË NË RREZIK MË TË MADH NGA KOMPLIKIMET?
Gripi është një sëmundje akute infektive e rrugëve të frymëmarrjes, e shkaktuar nga viruset e gripit të tipit A dhe B, e cila zakonisht shfaqet në numër të madh ose në formë epidemike gjatë periudhës së dimrit. Infeksioni me viruset e gripit i prek rrugët e sipërme të frymëmarrjes: hundën dhe fytin, ndërsa në format më të rënda edhe rrugët e poshtme të frymëmarrjes – bronket.
Çdo vit me virusin e gripit infektohet deri në 20% e popullsisë së botës. Shumica e njerëzve që preken nga gripi mund të shërohen brenda pak ditësh, por disa njerëz mund të zhvillojnë komplikime (të tilla si pneumonia), ndërsa si pasojë e disa komplikimeve mund të shfaqet nevoja për trajtim spitalor, por në disa raste mund të shkaktojnë edhe vdekje.
Më të rrezikuar nga komplikimet janë personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, fëmijët në moshë nga 6 deri më 5 vjet, gratë shtatzëna. Punonjësit shëndetësorë janë dhjetë herë më të rrezikuar nga gripi, prandaj ato bëjnë pjesë në grupet e cenueshme të popullatës sa i përket vaksinimit kundër gripit.
PSE DUHET TË VAKSINOHESH ÇDO VIT?
E para, mbrojtja imunologjike e një personi e krijuar nga vaksina me kalimin e kohës bie, e dyta, viruset e gripit vazhdimisht ndryshojnë prandaj përbërja e vaksinave kundër gripit ndryshohet çdo vjet, me qëllim që vaksinat të mund të krijojnë mbrojtje nga viruset për të cilët hulumtimet tregojnë se do jenë më të shpeshtë gjatë sezonit të ardhshëm të gripit.
Vaksina e zvogëlon mundësinë e infektimit me grip, e zbut pasqyrën klinike dhe parandalon komplikimet.
VAKSINIMI ËSHTË MËNYRA MË EFEKTIVE DHE MË EFIKASE PËR PARANDALIMIN E GRIPIT.
Personat me sëmundje kronike
flaer
Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
flaer
Punonjësit shëndetësorë 
flaer
Fëmijët në moshë nga 6 deri në 5 vjet
flaer
Gratë shtatzëna
flaer